Vdes Xhemile Hoti nga Krusha e Madhe, gruaja që në luftë humbi burrin e dy djemtë e saj
Ka vdekur Xhemile Hoti, një nga gratë e vuajtura të Krushës së Madhe të Rahovecit. Zemra e saj pushoi së rrahuri sot, teksa faqja lokale dha lajmin e hidhur përmes një postimi në “Facebook”. Kujtojmë se varrimi i të ndjerës do të bëhet nesër në varrezat e fshatit.
