Gazetari qan derisa rrëfen për sulmin që i ndodhi në Leposaviq
Gazetari i Arbresh.info, Pleurat Salihu, sot ka qarë derisa ishte duke treguar për sulmin që u bë ndaj gazetarëve kosovarë të premten e javës së kaluar në Leposaviq. Ai ishte në mesin e gazetarëve të ftuar nga Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për seancë dëgjimore.…
