Filozofi dhe ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Afrim Kasolli, ka shpërfaqur kundërthëniet e qeverisë kosovare ku njëherë japin qëndrimin se “nuk dialogojnë me Serbinë pa u sanksionuar” si dhe që “Asociacioni ka vdekur” dhe pastaj kthehen në dialog me Serbinë e pa sanksionuar dhe pranojnë zbatim të Asociacionit përmes një drafti të ri të ofruar më 21 tetor.
Reagimi i Kasollit:
Parimi më i ri i politikës së jashtme të Qeverisë së Kosovës, “nëse Serbia nuk ndëshkohet dhe sanksionohet ndërkombëtarisht për shkak të rolit të saj në sulmin terrorist në fshatin Banjskë, si dhe nuk i dorëzon personat përgjegjës për këtë atak, dialogojmë dhe Asociacionin e pranojmë. Madje këtë fundit edhe pse ka kohë që e kemi shpallur të vdekur, edhe nga varri e ringjallim dhe e jetësojmë”.