Inflacioni, i cili preku nivelit që tejkalon disa dekada, ka karakterizuar shumë vende të botës gjatë viteve të fundit. Në vitin 2022, norma vjetore e inflacionit në Kosovë arriti në 11.6 për qind.
Raporte ndërkombëtare konstatuan se pavarësisht niveleve të larta të shpenzimeve përmes skemave të asistencës sociale të qeverisë, ato rezultuan të jenë jofleksibile dhe patën ndikim tejet minimal tek shtresat më të cenuara. Një anketë e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për të Ardhurat dhe Kushtet e Jetesës gjatë vitit 2022 nxjerr në pah krizën e kostos së jetesës që kanë kaluar qytetarët e vendit vitet e fundit.
Ndonëse viti 2023 pati një rënie graduale, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës norma mesatare vjetore e inflacionit për vitin 2022 arriti në një shkallë prej 11.6 për qind. Një rritje stratosferike të çmimeve krahsuar me vitetet paraprake.
Rritja eksponenciale e inflacionit vështirësoi gjendjen financiare të shtresave më të cenueshme të shoqërisë, duke bërë të vështirë kalimin e muajit për shumë familje në Kosovë.
Tutje, 43.4 për qind e ekonomive familjare nuk janë në gjendje të përballojnë një shpenzim të papritur prej 100 eurove nga burimet e tyre vetanake, ndërsa vetëm 56.6 për qind mund ta bëjnë këtë./Nacionale