Fshati turistik Belle, në komunën e Deçanit ka filluar të asfaltohet.
Lajmin për këtë e ka dhënë kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj përmes një postimi në Facebook.
Ai ka thënë se ky asfaltim i hap rrugë turizmit dhe zhvillimit ekonomik të komunës së Deçanit.
“Po asfaltohet Fshati Belle, investim ky në infrastrukturën rrugore që hap mundësitë e zhvillimit ekonomik, veçanërisht turizmit në këtë zonë me pasuri të jashtëzakonshme natyrore! Fshati Belle, si një nga vendbanimet më të vjetra në Kosovë, pasqyron më së miri trashëgiminë kulturore, historike e arkeologjike të vendit tonë! Urime të dashur qytetarë!”, ka shkruar Ramosaj.
Postimi i plotë: