Julio Imeri, artist shqiptar që fillimisht e nisi karrierën si beatmaker dhe producent duke krijuar muzikë për emra të tjerë të njohur në tregun e muzikës, ka mahnitur jurinë e “The Voice of Greece“ me zërin e tij.
I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, teksa ka rrëfyer për karrierën e tij, ndër të tjera tha se nuk i pëlqen që fjala shqiptar përdoret politikisht në Shqipëri.
Ai tha se nuk e mohon origjinën e tij. Ndërsa theksoi se për shkak të probleme politike mes Shqipërisë dhe Greqisë, shumë shqiptarë nuk tregojnë se nga vijnë.
“Unë jam prezantuar si shqiptar, sepse jam. Kam problem pjesën politike që është shumë temë e vjetër mes Greqisë dhe Shqipërisë – kjo puna e Ballkanit. Ka edhe shqiptarë që nuk thonë fare se janë shqiptarë kudo që shkojnë.
Mua s’më pëlqen, sepse vendosin titujt e artikujve në mënyrë politike, e jo për mua apo për pjesëmarrjen time në “The Voice of Greece”.
Nuk e kam problem që jam shqiptar. Shqipëria është më e përfshirë në jetën sociale. Kam pasur shumë komente nga shqiptarët. Në Athinë kam pasur komente kur kam dalë jashtë. Jam surprizuar”- tha ai.