Arrijnë në Kosovë edhe 146 afganë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se në Kosovë kanë arritur 146 qytetarë afganë.

Sveçla ka thënë se procedurat e pritjes së tyre kanë përfunduar dhe janë akomoduar sipas marrëveshjeve paraprake.

“Ky proces po zhvillohet jashtëzakonisht mirë falë bashkëpunimit të ngushtë me aleatët tanë, ShBA dhe NATO. Në koordinim me të gjithë akterët e brendshëm institucional dhe shtetet aleate të Republikës sonë”. ka thënë ai.

https://permbledhja.com/mergimtari-e-la-londren-pas-37-vjetesh-cdo-dite-ulet-dhe-e-puth-token-e-kosoves/

Tutje ministri Sveçla theksoi se janë të angazhuar që të gjithë qytetarëve që ballafaqohen padrejtësisht me konflikte dhe luftë të ju mundësojnë strehim, siguri e mirëqenie përderisa janë në Kosovë.

“Kemi të angazhuar maksimalisht që të gjithë qytetarëve që po ballafaqohen padrejtësisht me konflikte e luftë, të ju mundësojmë strehim, mirëqenie e siguri për aq kohë sa janë në shtetin tonë”, ka shkruar Sveçla.

https://permbledhja.com/ferizaj-brenda-nje-ore-denohet-dy-here-per-tejkalim-te-shpejtesise-shuma-e-pergjithshme-450-euro/