Arrijnë në Gjykatë Dardan Krivaqa e Arbër Sejdiu, për pak shpallet aktgjykimi ndaj tyre

Kanë arritur në gjykatë Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, të akuzuar për dhunimin dhe vrasjen e 18-vjeçares nga Ferizaj, Marigona Osmanit.

Në sallën ku sot do të shpallet aktgjykimi ndaj tyre, është parë numër i madh i zyrtarëve policorë, raporton Express.

Ndryshe, avokati i palës së dëmtuar, familjes Osmani, Gazmend Rexhepi ka kërkuar që ndaj të akuzuarve të shpallet dënimi kapital.

Sipas Kodit Penal te Kosovës, ky dënim më i rëndi që e njohin ligjet e Kosovës është ai me burgim të përjetshëm.

Ndërkohë familja e 18-vjeçares Marigona Osmani pritet të kërkojë dëmshperblim dhe do të parashtrojë kërkesë për mbrojtje pasurore juridike pas përfundimit të këtij gjyqi.

Sipas të dëmtuarve, vrasja e Marigona Osmanit është më e rënda nga paslufta dhe është ende më mizore se sa që është paraqitur në aktakuzë.