Policia ka shpërndarë me forcë aktivistët e Lëvizjes Feministe Studentore dhe aktivistë të tjerë të cilët janë duke protestuar që nga mëngjesi para Rektoratit për shkarkimin e profesorit Xhavat Krasniqi i cili dyshohet për ngacmime seksuale ndaj studenteve.
Aktivistet kishin bllokuar hyrjen e Rektoratit duke pamundësuar hyrjet dhe daljet nga ky objekt.
Rron Gjinovci nga ORCA është arrestuar nga Policia, gjatë aksionit për shpërndarjen e protestuesve.
Këshilli i Etikës i Universitetit të Prishtinës (UP), pas tri jave pas raportimit të rastit, ka nisur më 28 mars shqyrtimin për herë të parë të denoncimeve të paraqitura nga 27 studente për ngacmim seksual kundër profesorit të Fakultetit të Edukimit, Xhevat Krasniqi.
Ani se rregullorja për masat dhe procedurat disiplinore ndaj stafit akademik parasheh që palët të intervistohen brenda pesë ditësh që pas denoncimit të një shkeljeje.