Arrestohet personi që dyshohet se e rrahu lypsarin nga Mitrovica

Lajmi.net raportoi për rrahjen e Aliut në Mitrovicë, të cilit i shkaktuan lëndime të rënda trupore. Pas kësaj organet e rendit janë vënë në lëvizje për arrestimin e të dyshuarit.

Këtë e ka konfirmuar për Lajmi.net zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

Ky rast është përcjellur me reagime të shumta, duke theksuar faktin se Aliu, 29-vjeçar është me aftësi të kufizuara.

Ai njihet në Mitrovicë dhe ndihmohet nga qytetarët shkaku i kushteve të rënda.