Është arrestuar për vjedhje të rëndë një person në Rahovec.
Sipas policisë, ai kishte vjedhur disa gjëra me vlerë të konsiderueshme në veturën e një shtetasi të Shqipërisë.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Xërxë, Rahovec 18.11.2023 – 12:20. Më 28.11.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti nga vetura e ankuesit mashkull shtetas i Shqipërisë, i kishte vjedhur disa gjësende me vlerë të konsiderueshme. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.