Policia e ka arrestuar njërin nga të dyshuarit që kërcënuan KFOR-in me vrasje.
Rasti ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Lubiçevë të Prizrenit.
Derisa një tjetër është në kërkim.
Lidhur me ngjarje detaje për Klankosova.tv ka dhënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Me datë 26.02.2024 rreth orës 10:10 policia ka marrë informatën se në fshatin Lubiçevë dy persona të dyshuar i kanë kanosur pjesëtarët e KFOR-it italian të cilët ishin për vizitë në atë fshat. Patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me karabinierët të cilët kanë deklaruar se përderisa ishin duke qëndruar në një lokal aty në fshat, të dyshuarit afrohen fillimisht duke i ofenduar e më pas njeri nga të dyshuarit i ka kanosur me vrasje duke ju thënë ‘’se do shkoj në shtëpi të marr Kallashnikovin dhe do ju vras të gjithëve””, tha ai për Klankosova.tv