Është arrestuar dje një burrë në një pikë të kontrollit në Zveçan, pasi ishte në listën e personave që kërkoheshin për sulm ndaj pjesëtareve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, afër objektit të komunës.
I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Zveçan, 29.05.2023, NN. Njësia policore gjatë realizimit të detyrave ligjore në një pikë kontrolli kanë ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar dhe gjatë verifikimit ka rezultuar se është i kërkuar për sulmin ndaj KFOR-it dhe zyrtarëve policor afër objektit të Komunës. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Express/