Në qytetin e Prizrenit është arrestuar një person bënë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor.
Ai dyshohet se gjatë kohës së luftës në Kosovë, ka kryer krime lufte në rajonin e Prizrenit.
Me vendim të prokurorit të rastit i njëjti është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
Është arrestuar i dyshuari mashkull për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” gjatë viteve 1998-1999 në rajonin e Prizrenit. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.