Njësiti “Fast Kosova” ka realizuar mbrëmë edhe një operacion të suksesshëm.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se është arrestuar Ahmet Gashi.
Ai është i dyshuar për një vrasje në Amerikë dhe ka qenë i arratisur që një kohë.
Gjatë kontrollit në automjet i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me njëzet e shtatë fishekë (27).
Me vendim të prokurorit të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit policor për 48-orë.