Është arrestuar një person në Prishtinë.
Ai dyshohet se kishte shkuar te punëtoria e dy personave dhe pas një mosmarrëveshje rreth një pagese, ka goditur që të dy me veturë.
I dyshuari më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR- Prishtinë,06.04.2024-12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti kishte shkuar te punëtoria e dy viktimave meshkuj kosovar dhe pas një mosmarrëveshje rreth një pagese i kishte goditur me veturë viktimat dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e lëndimeve të pësuara, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit, me vendim te prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes.”