Është arrestuar i dyshuari kryesor për dëmtimin e ulëseve të fushës sportive në Lipjan, videoja e të cilit ishte bërë virale mbrëmë.
Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh ka njoftuar se ka arrestuar të miturin që është parë duke dëmtuar qëllimisht pajisjet e fushës sportive.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në bashkëveprim me disa persona tjerë të dyshuar meshkuj kosovarë- të mitur, i kanë dëmtuar ulëset – plastikën në fushën e sportit të shkollës fillore të fshatit. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti kishte publikuar mbrëmë pamjet e disa të rinjve, të cilët kanë dëmtuar qëllimisht ulëset tek një fushë sportive.
Ahmeti ka kërkuar ndërgjegjësim për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e mjedisit, gjithashtu ka dënuar sjellën e te rinjve, duke thënë se është e papranushme dhe duhet të dënohet nga të gjithë.