Gazeta Sinjali sot raportoi për një rast të dhunës në familje, ku një grua dyshohet se u rrah brutalisht nga bashkëshorti i saj. I dyshuari nuk ishte arritur që të arrestohet menjëherë, pasi që i njëjti ndodhej jashtë shtetit.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe të njëjtit i është bastisur edhe shtëpia.
Gjatë kontrollit të shtëpisë, njësitet policore kanë gjetur dhe sekuestruar kallashnikov, pistoletë e fishekë.
Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armës’.