Arrestohet boshnjaku për krime lufte, dyshohet për kryerjen e masakrës së Staradamës në Istog

Prokuroria Speciale e Kosovës në bashkëpunim me policinë e kanë arrestuar sot të pandehurin E.B, i nacionalitetit boshnjak.

Në njoftimin e lëshuar dyshohet se E.B. se gjatë viteve 1998 – 1999, ka qenë me detyrë polic në stacionin policor të fshatit Gjurakoc të Komunës së Istogut, si dhe ka qenë pjesëmarrës në kryerjen e masakrës së Staradranës, ku kanë mbetur të vrarë 18 persona.

Me këto veprime i pandehuri E.B., dyshohet se ka kryer veprën penale “krim i luftës kundër popullatës civile”.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i pandehuri E.B., është ndaluar në periudhë kohore prej 48 orësh, në pritje të dërgimit tek gjyqtari i procedurës paraprake brenda afatit ligjor.​