I dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë, Astrit Isufi, është arrestuar.
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka konfirmuar se lidhur me rastin e vrasjes së dyfishtë të ndodhur në fshatin Golluboc, komuna e Malishevës, është arrestuar personi i dyshuar A.I., i cili më parë kishte qenë në arrati.
“Lidhur me rastin, Policia e Kosovës, në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.
Brenda afatit të paraparë ligjor, ndaj të dyshuarit A.I. do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente”, njofton Prokuroria.

