Partia Socialdemokrate (PSD), të enjten ia ka ndërprerë fjalën kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti pasi nisi fjalimin te “Ulpiane Forum”.
Aktivstja Donjeta Demolli në pankartë ka shkruar “pe don Zajednicën” si dhe “po e don pushtetin”.
Ajo siç ka njoftuar kryetari i PSD-së, është arrestuar pas këtij aksioni.“I papranueshëm arrestimi i aktivistes së PSD-së Donjeta Demolli.
Pushtetit i Albin Kurtit, që Kosovës po ia sjell Zajednicën, po i pengon një parullë që e tregon të vërtetën për të. Po i pengon zëri i tij kur dikur e mohonte këtë Zajednicë. Po i pengon vetja kur shihet në pasqyrë!”, ka shkruar Molliqaj.
Njoftimi i Molliqajt:
I papranueshëm arrestimi i aktivistes së PSD-së Donjeta Demolli.
Pushtetit i Albin Kurtit, që Kosovës po ia sjell Zajednicën, po i pengon një parullë që e tregon të vërtetën për të. Po i pengon zëri i tij kur dikur e mohonte këtë Zajednicë. Po i pengon vetja kur shihet në pasqyrë!Por Albin Kurti e di më mirë se kushdo: nuk mund të ketë qetësi e normalitet, me Zajednicën që po ia sjell Kosovës. E mbase kjo po i pengon më së shumti.
Kërkojmë menjëherë lirimin e aktivistes së PSD-së Donjeta Demolli!