Mbrëmë, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Mashtrim në tentativë”.
Veprimet e ndërmarra hetimore në grumbullimin e informacioneve në rrugë operative, kanë mundësuar që të arrestohet i dyshuari B. Gj. 73 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës.
Sipas policisë, “ai dyshohet se është takuar me ankuesin (viktimën) nga i cili ka kërkuar një shumë të parave në vlerë (2000 euro), kinse i dyshuari është në kontakt me dy zyrtarë të AKI –s, gjëja të njëjtit i kanë kërkuar që do t’ i kryej shërbime në favor të viktimës”.
“Të gjitha veprimet e ndërmarra hetimore janë zhvilluar me autorizim të prokurorit të çështjes, i cili ka urdhëruar që veprimet e mëtejme hetimore lidhur me rastin të zhvillohen në drejtim të veprës penale “Mashtrim në tentativë”, duke u zbuluar se është tentuar të keqpërdoret institucioni i AKI-s. Ndërsa pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.