Mosmarrëveshjet mes qytetarëve shpesh herë përcillen me kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete. E gjatë konfrontimeve fizike, përpos grushteve shpesh përdoren edhe mjete të mprehta, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Gjakovë, ku Policia ka arrestuar tre persona, pasi dyshohen se janë përleshur fizikisht.
Si pasojë e ndërhyrjes së viktimës, viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe është kanosur me armë nga njëri prej të dyshuarve, me ç’rast gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.