Janë arrestuar katër persona në Pejë nën dyshimin se ishin përfshirë në një rrahje shkaku i një borxhi të mëparshëm.
Si pasojë e përleshjes, lëndime trupore kanë pësuar njëri nga të dyshuarit dhe viktima të cilët janë dërguar në emergjencën e Spitalit në Pejë për tretman mjekësor.
“Gjatё intervistimit ёshtё kuptuar se njёri nga tё dyshuarit posedon armë, e njëjta ёshtё sekuestruar nga policia”, njofton policia e Pejës.
Poashtu bëhet e ditur se tё dyshuarit pas intervistimit me vendim tё prokurorit anё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё.