Policia ka njoftuar se ka dërguar në mbajtje dy persona të dyshuar për veprat penale “Privim i kundërligjshëm nga liria”, “Lëndim trupor” dhe “Vëtëgjyqësi”.
Ata dyshohet se e kanë rrëmbyer një person, më pas e kanë kërcënuar me armë dhe e kanë sulmuar fizikisht.
Të dyshuarit ia kanë marrë veturën dhe një telefon.
Personat e arrestuar janë A.K, 22 vjeç dhe A.P 20 vjeç.
Në lidhje me rastin, Policia ka kryer bastisje në tri lokacione ku ka gjetur një pushkë ajrore, një thikë, një telefon dhe një veturë.
Telefoni dhe vetura i janë kthyer viktimës.
Gjithashtu nga policia është sekuestruar edhe automjeti i të dyshuarve i cili është i përfshirë në rast.
Aktualisht hetuesit policor, janë në kërkim të personit të tretë të dyshuar i cili është i identifikuar.