Aksioni i Policisë së Kosovës për kapjen e të dyshuarve për grabitjen e armatosur që u krye më 22 nëntor në Suharekë, po vazhdon, derisa raportohet se një prej të dyshuarve është vrarë e një tjetër është arratisur.
Sipas raportimeve të mediave, personi që mbeti i vrarë është Dukagjin Gashi. Ndërkohë Sinjali raporton se i dyshuari që është arratisur është Korab Gashi, e që është vëllai i të vrarit.

Policia e Kosovës ende nuk i ka konfirmuar raportimet, por ka thënë se së shpejti do të dalë me njoftim.
Dy vëllezërit Gashi dyshohet të jenë përfshirë në grabitjen në Suharekë, ku nën kërcënimin e armës vodhën stoli ari në vlerën e rreth 250 mijë eurove.