Një 5-vjeçar ka vdekur si pasojë e lëndimeve trupore të shkaktuara nga arma e zjarrit.
Policia njofton se në vendin e ngjarjes është gjetur një predhë dhe një fishek si dhe në një distancë rreth 56 m larg nga vendi i ngjarjes është gjetur një armë pistoletë e cila është konfiskuar.
Rasti është duke u hetuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
Vushtrri, 08.04.2023-17:10. Nga Emergjenca e spitalit në Vushtrri jemi informuar se një fëmijë mashkull nga një fshat i Vushtrrisë është duke marrë tretman mjekësor, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri. Si pasojë e lëndimit rreth orës 18:35 ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes është gjetur një predhë dhe një fishek si dhe në një distancë rreth 56 m larg nga vendi i ngjarjes është gjetur një armë pistoletë e cila është konfiskuar. Rasti është duke u hetuar.