Ish-ambasadori Avni Arifi ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke deklaruar se që nga ardhja në pushtet ka shënjestruar pothuajse të gjitha institucionet dhe segmentet e shoqërisë, me përjashtim, në mënyrë ironike, sipas tij, të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Sipas Arifit, VV ka sulmuar Prokurorinë, Gjykatat, mediat, sindikatat dhe shoqërinë civile, duke i njollosur dhe linçuar publikisht individët që nuk pajtohen me qasjen e saj.
“Prej që ka ardhur VV-ja në pushtet, i vetmi institucion deri tash që nuk e kanë preku është Bashkësia e Islame. Vetëm aty s’janë gju. Prokurorinë e kanë njollos, të paktën i kanë sulmu. Gjykatat i kanë sulmu, mediat, i kanë shënuar në media të Vuçiqit dhe patriotike. E kanë përdor AKI me i ndjek gazetarët përmes RTK-së, sindikatat i kanë shkurruar. Nga një organizim sindikal, që bukur të lirë e ka pas Kosova deri sa kanë ardhur këta, këta e kanë vdek krejt. Në shorri civile nuk ka njeri që nuk e kanë njollos dhe linçue. Ne po flasim fatkeqësisht, koha po tregon që kemi të bëjmë më një parti politike që e ka fituar pushtetin dhe është kundër sistemit. Është kundër krejt sistemit të Kosovës, mënyrës së organizimit”, ka thënë Arifi.
Sipas tij, VV është kundër vetë sistemit të Kosovës dhe mënyrës së organizimit të tij, duke kujtuar se multietniciteti ka qenë pjesë e një kompromisi të arritur me bashkësinë ndërkombëtare.