Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për neglizhencë dhe mosdhënie të mbështetjes së duhur ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Ai për RTSH-në tha se Lugina e Preshevës nuk po e gëzon mbështetjen e duhur nga qeveria e Kosovës, madje me Marrëveshjen e Ohrit, u varros aspirata e Luginës për t’u bashkuar me Kosovës.
“Kurti ka ndryshuar qëndrim, ku më pak se një vit më parë, ai ka folur për reciprocitet dhe për shqiptarët në Luginën e Preshevës. Kurti e ka varrosur të gjitha mundësitë që ne të jemi pjesë e Kosovës,” u shpreh Arifi.