Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka reaguar edhe një herë pas rezultateve të fundit të zgjedhjeve në Serbi
Përmes një postimi në X, Arifi tha se Shaip Kamberi “me bonusin e presidentit Vuçiq ka siguruar ulësen në Kuvendin e Serbisë”.
Kujtojmë se Shaip Kamberi e fitoi edhe një mandat si deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin serb.