Hendbollisti i KH Rahovecit, anëtari i kryesisë së KH Rahovecit dhe ndërmarrësi i suksesshëm, Ardi Osa, si asnjëherë më parë ka folur para mega duelit ndaj KH Besës të enjtën në ora 19:00 në “Mizahir Isma”.
Sipas Ardi Osës i cili pos si lojtar, ka angazhim në kryesinë e KH Rahovecit, sivjet është viti kur në Rahovec do të vijnë trofetë, por e konsideron duelin ndaj KH Besës si pikënisje drejt këtyre synimeve.
Kujtojmë se KH Rahoveci ka marrë disa lojtarë si Egzon Gjuka e Jon Muqolli që konsiderohen prej më të mirëve në vendin tonë si dhe përfaqësojnë Kosovën, njashtu edhe lojtarë të huaj si Alonso nga Spanja dhe Igor nga Mali i Zi, dy lojtarë këta me eksperiencë të hatashme në hendbollin evropian.
“Sivjet jemi përgatitur maksimalisht dhe jemi të vendosur për të sjellë trofe në Rahovec”.
“Sigurisht se kjo është shum ëe vështirë kur ke një kundërshtarë si KH Besa që e bën lojën e nesërme si pikënisje të synimeve tona, andaj kemi motivim shtesë për të dhënë atomin e fundit të enjtën”.
“Si asnjëherë më parë na duhet përkrahja e gjithë qytetit, sepse suksesin e këtij sezoni e dedikojmë për qytetin dhe dashurinë për sportin që Rahoveci e ka”, u shpreh Osa për Rahoveci24.