Kreu i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se kryeministri aktual, Albin Kurti është njeriu që ka mashtruar më së shumti në historinë e Kosovës.
Këto deklarime i bëri në paraqitjen e radhës televizive, përkatësisht në Pressing, ku foli për situatën aktuale politike dhe atë potenciale të së ardhmes.
Veç tjerash, ai hodhi kritika të panumërta në drejtim të ekzekutivit, duke shtuar se kanë lënë shumëçka prapa.
“Njeriu që ka mashtru më së shumti në historinë politike të Kosovës është Albin Kurti. Në të gjitha kauzat e veta”, ka thënë Gashi.