Njësiti i Antidrogës ka ndaluar një veturë në vozitje e cila për shofer kishte një të mitur. Atij në automjet i janë gjetur armë të llojeve të ndryshme.
Rasti sipas burimeve të Gazetës Sinjali ka ndodh në Prizren. I riu teksa ishte duke vozitur është ndaluar nga Njësiti i Antidrogës në Prizren.
Ai përpos që po voziste nën moshën e lejuar, fakt ky i dënuar me ligjet e Kosovës, në veturë kishte edhe plot armë.
Burimet kanë bërë më dije se të njëjtit i është gjetur një armë/pistoletë, municione të tjera dhe një thikë ushtarake, të cilat i janë konfiksuar.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Prizrenit.
“Sot rreth orës 14:25 hetuesit policor të Njësisë kundër Narkotikëve në rrugën Skender Latifi në Prizren ka ndaluar një automjet të cilin e ngiste një i dyshuar i mitur, 17 vjeçar”.
“Te ai në brez i është gjetur një thik luftarake dhe në sirtarin e automjetit i është gjetur një pistolet TT me 8 fishekë. Me rastin janë marrë zyrtarët përgjegjës, armët janë sekuestruar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia njofton se i dyshuari pas intervistimit është liruar me procedurë të rregullt.