Antidroga arreston tre persona në Fushë-Kosovë

Ditën e djeshme hetuesit e antidrogës së Policisë së Kosovës në Regjionin e Prishtinës, gjatë punës  operative në terren në funksion të parandalimit dhe luftimit të dukurisë së abuzimit dhe shitblerjes së substancave narkotike edhe në nivel rruge kanë pranuar informata relevante se rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë, personi i dyshuar me iniciale (R.H.) është  duke u marr  me shitblerje të substancave narkotike të llojit Kokainë.

Pas një pune hetimore dhe me urdhëresë të lëshuar nga  Gjykata Themelore në Prishtinë me datën 04.05.2024 hetuesit policor të antidrogës kanë implementuar një plan taktik, ku fillimisht rreth orës 19:20 në Rr. “Dardania” Fushë Kosovë  është ndaluar i dyshuari me iniciale (G.B; viti i lindje 1993) dhe gjatë kontrollimit të tij është gjetur një qese e vogël e mbushur me pluhur ngjyrë të bardhë substancë e dyshuar narkotike  e llojit Kokainë me peshë 0.5 gram. Në vazhdimësi të operacionit rreth orës 20:40 është ndaluar vetura e tipit Fiat ngjyrë hiri,  të cilën e drejtonte personi me inicialet (R.F; viti i lindjes 1996) dhe pasagjer në veturë ishin edhe personat me iniciale (E.F; dhe F.K;), ku gjatë kontrollimit të tyre tek i dyshuari (R.F:)  janë gjetur tri (3) qese të vogla të mbushura me pluhur ngjyrë e bardh substancë e dyshuar narkotike  e llojit kokainë me peshë 1.6 gram .

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori Kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Renda në Prishtinë dhe operacioni ka vazhduar në Rr.”Dardania ” në  Fushë Kosovë, tek  banesa e të dyshuarit me iniciale R.H; viti i lindjes 1965), ku gjatë bastisjes apo kontrollit në banesë janë gjetur provat dëshmitë tjera si në vijim:

  • (46) dyzet e gjashtë paketime të vogla të mbushura me pluhur ngjyrë të bardhë, substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, të gatshme për shitje me peshë të përgjithshme 23.3 gram.
  • (1) Një peshore e vogël digjitale që shërben për matje në sasi të vogla .
  • Para të gatshme në valuta te ndryshme me vlerë prej (730 euro) që dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikeve .
  • (2) dy telefona celular.

Në vend të ngjarjes kanë dalë njësia K-9 dhe njësia e Forenzikes Regjionale-Prishtinë, e cila ka bërë fotografimin dhe konfiskimin e të gjithave dëshmive/provave të gjetura materiale.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe në konsultim me Prokurorin Kujdestar pas intervistimit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48-orë, për proceduar të mëtejme ligjore.

Vlen të potencohet se i dyshuari me iniciale F.K;(1991) pas verifikimit në data bazën e Policisë figuronte se ka urdhër arrest me vuajtje të dënimit nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Hetime të tjera lidhur me rastin janë duke vazhduar nga antidroga e Policisë në bashkërendim me prokurorinë.