Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Pejë pasi të njëjtit mësohet se kanë sulmuar fizikisht anketuesin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Viktima ka denoncuar rastin pas sulmit, teksa ende nuk dihen motivet që kanë çuar drejt sulmit fizik.
Si pasojë e kësaj, viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.
Të arrestuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje dhe rasti është iniciuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.