Anija “Butrinti” e Forcave të Armatosura të Shqipërisë ka treguar edhe një herë profesionalizëm të lartë në misionin e saj në ujërat e detit Egje.
Së bashku me një anije greke dhe një turke, ekipi i anijes ‘Butrinti’ shpëtuan 55 emigrantë nga një gomone në vështirësi.
Në këtë operacion shpëtimi, efektivët e FA, treguan përkushtimin e palëkundur për parandalimin e humbjes së jetëve të njerëzve dhe gatishmërinë për të ndihmuar në situata të tilla emergjente