Artan Dërmaku është zgjedhur sot rektor i Universitetit Publik të Gjilanit “Kadri Zeka”.
Pas emërimit të tij në krye të Universitetit të Gjilanit ka reaguar anëtarja e LDK-së, Jehona Sadriu-Lushaku.
Ajo tha se Dërmaku është anëtar i partisë në pushtet, pra Lëvizjes Vetëvendosje.
“Anëtari i VV-së, rektor i Univeristetit të Gjilanit! Thonin që do t‘a bëjnë ‘çkapjen’… ‘Çkapje’ duke zgjedhur anëtarin e VV-së rektor të Universitetit të Gjilanit?! Rektor partiak?! ‘Ndryshimi’ i kërkuar po merr formë: Kapje e të gjitha institucioneve publike nga partia në pushtet”, ka shkruar Sadriu në një postim në “Facebook”.
Në krye të këtij universiteti Dërmaku do të qëndrojë katër vjet.