Ambasadori shqiptar shkon në zyrën e kreut të KQZ-së, flasin për largimin e kryetarëve veriorë

LAmbasadori i Shqipërisë në Kosovës, Petrit Malaj, ka takuar Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.

Në qendër të bisedës mes tyre ka qenë situata në veri të vendit dhe procesi i largimit nga detyra kryetarëve të komunave, Leposaviq, Zubin Potok, Mitrovicë e Veriut dhe Zveçan.

“Biseda u përqendrua në ecurinë e procesit të peticioneve, lidhur me largimin e kryetareve të 4 komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, si një detyrim për tu përmbushur nga Kosova në angazhimin e saj para ndërkombëtarëve”, ka treguar Malaj.

“Kryetari më informoi në mënyrë profesionale dhe të paanshme për masat e marra që ky proces të jetë i rregullt e në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi. Vlerësova punën e bërë dhe e urova Kryetarin për suksese në përmbushjen e misionit të institucionit që ai drejton”, përfundon ai.