Ambasadori gjerman në Kosovë, Joern Rohde ka folur rreth liberalizimit të vizave që hyri në fuqi nga 1 janari, vizave të punës dhe atyre për bashkim familjar.
Rohde tha se zyrtarët e shtetit të tij asnjëherë nuk janë frikësuar që kosovarët do ta keqpërdorin liberalizimin.
Mendoj që nga ana jonë kurrë nuk ka qenë frikë sepse liberalizimi i vizave ka të bëjë me vizat turistike, dhe natyrisht ka disa njerëz edhe në vendet tjera ku keni liberalizim të vizave që qëndrojnë për qëllime të tjera dhe punojnë ilegalisht por ku nuk është një fenomen shumë i shprehur dhe do të thosha që 90% e njerëzve shkojnë për vizitë” – tha Rohde.
Ai shtoi se Ambasada gjermane është duke lëshuar vizat për bashkim familjar e viza pune gjithashtu.