Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë nuk u organizua nga qytetarë të pakënaqur, por ishte planifikuar të shkaktonte kërdi dhe ishte i përgatitur me metoda ushtarake.
Ai ka thënë se Gjermania ia ka bërë të qartë Serbisë se duhet t`i përkrahë hetimet lidhur me këtë sulm.
Ambasadori Rohde ka folur edhe për procesin e dialogut duke deklaruar se ai nuk mund të shpërqendrohet me sulme terroriste dhe se palët duhet të flasin mes vete dhe t’i zbatojnë marrëveshjet
Kështu deklaroi ai për RTK-në, në një intervistë që publikohet sonte.