Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dhe ai i Francës, Olivier Guerot sonte kanë folur për shumë çështje që kanë të bëjnë mes Kosovës, vendeve të tyre dhe BE-së. Situata e fundit në veri dhe Asociacioni, ishin ndër temat kryesore.
Ambasadori francez, Olivier Guerot, tha në ‘RTK Prime’ se do të pajtohej e duket paksa e zbehtë apo e tensionuar situata, por sipas tij, kërkohen liderë që arrijnë të shohin pasqyrën më të gjerë edhe përtej krizës aktuale, se cili është qëllimi strategjike se si të arrihet atje.
“Ne jemi ambasador në Republikën e Kosovës dhe kemi qëllimin strategjik të përbashkët, normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë’, tha ai, duke shtuar se ekziston një rrugë që është përcaktuar qartë me marrëveshjet në Bruksel e Ohër.
Ai u shpreh se nuk është lehtë që Kosova të ndërmarrë disa hapa edhe në kuptimin e Asociacionit.
“Siç e thashë, kur punohet në BE, nënkupton se çdo ditë ka kompromise. Kur Kosova të jetë në BE do të raportoni për diskutime të përditshme të vështira në Bruksel, por në fund arrihen kompromise”, tha ai, sipas të cilit, të njëjtën gjë po thonë 27 vende, SHBA e Britania e Madhe që po kërkojnë Asociacionin.
“Nuk besoj se e kemi gabim. Puna në BE ka të bëjë me të diturit se kur duhet të dëgjohet pala tjetër, kur të lëshosh pe edhe nga pozicioni yt, apo edhe dorëzim sovraniteti me masa të caktuara në BE”.