Ambasadori britanik: U takova me Abdixhikun për të shprehur mirënjohje

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Aboot është takuar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.

Aboot tha se u takua për të shprehur mirënjohje, raporton Klankosova.tv.

“Sot, u takova me Lumir Abdixhikun të shpreh mirënjohjen time për bisedat e shumta interesante dhe konstruktive që kemi ndarë gjatë viteve të fundit, gjatë kohës së tij si ministër dhe tani si lider i opozitës”, shkroi ai në X.

Abdixhiku ka pritur sot në takim ambasadorin britanik. Ai i dhuroi Abbottit një helmetë ilire, me qëllim që ta mbajë si rikujtim nga Kosova si dhe rikujtim të bashkëpunimit të ngushtë me LDK-në.