Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka falënderuar ish-ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, për bashkëpunimin dhe partneritetin e ngushtë gjatë mandatit të tij.
Hovenier ka shkruar në Twitter, pasi kryeministri Albin Kurti e ka pranuar kërkesën e Mehajt për lirim nga detyra e ministrit.
“Vlerësoj mundësinë për të falënderuar ish-ministrin e Mbrojtjes Mehaj për shërbimin e tij dhe bashkëpunimin dhe partneritetin tonë të ngushtë gjatë mandatit të tij. Duke i uruar më të mirat në përpjekjet e tij të ardhshme”, ka shkruar Hovenier.
Pas dorëheqjes së Mehajt, e cila u tha se është bërë për shkaqe familjare, Kurti emëroi ministër të Mbrojtjes kolonel Ejup Maqedoncin.