Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur takim të paparalajmëruar me ambasadorët e akredituar të shteteve të QUINT-it.
RTK raporton se ky takim ka përfunduar, derisa asnjë nga ambasadorët nuk ka pranuar të deklarohet për media.
Ky është takimi i parë i kryeministrit Kurti me ambasadorët e QUINT-it pas takimit që pati javën e kaluar në Bruksel me kancelarin gjerman, Scholz, presidentin francez Macron dhe kryeministren italiane, Meloni.