Ambasada e SHBA-së: Zyrtarja e USAID takoi përfaqësues të zgjedhur të Qeverisë, Kurtin jo

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë kanë konfirmuar se zyrtarja e lartë e USAID, Erin McKee gjatë qëndrimit të saj në Kosovë është takuar me të rinj, gra ndërmarrëse, donatorë, media dhe përfaqësues të zgjedhur të qeverisë për të theksuar partneritetin me popullin e Kosovës, por jo edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Raporti i SHBA-së me Qeverinë Kurti është dëmtuar në masë të madhe për shkak të mënyrës se si është marrë vendimi dhe si është implmentuar Rregullorja e re BQK-së për transaksione me para të gatshme.

Ndihmës Sekretari Jim O’Brien në një intervistë për Zërin e Amerikës duke folur për refuzimin e kryeministrit të Kosovës për të dëgjuar thirrjen amerikane, kishte thënë se nëse Kurti nuk e trajton SHBA-në si partnere, të njëjtën qasje edhe Uashingtoni zyrtar do të ketë me të.

Pas një numër të konsiderueshëm deklaratash për raportin e dëmtuar, Qeveria Amerikane kanë kaluar edhe në veprime konkrete sa i përket raportit me kryeministrin e Kosovës, Albin KUrti. Ndihmës Administratorja e USAID, Erin E McKee, e cila ka qëndruar për vizitë zyrtare në Kosovës është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, zyrtarë të tjerë, por jo edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Lidhur me këtë kanë folur nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë.

Një zëdhënës i Ambasadës i ka thënë Gazetës Express se zyrtarja e lartë e USAID, Erin E McKee gjatë vizitës së saj ka theksuar prezencën 25 vjeçare të USAID në Kosovë dhe se ka zhvilluar takime me të rinj, gra ndërmarrëse, donatorë, media dhe siç kanë theksuar nga Ambasada Amerikane me përfaqësues “ të zgjedhur të qeverisë”, për të theksuar partneritetin e USAID me popullin e Kosovës.

Në fund të përgjigje, nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë thonë se McKee nuk është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Si funksion të rolit tonë, diplomatët takohen shpesh me përfaqësues nga qeveria, shoqëria civile, media dhe publiku. Gjatë vizitës së saj në Kosovë, Ndihmës Administratorja McKee theksoi prezencën 25-vjeçare të USAID-it në Kosovë dhe u takua me të rinj, gra ndërmarrëse, donatorë, media dhe përfaqësues të zgjedhur të qeverisë për të theksuar partneritetin e qëndrueshëm të USAID-it me popullin e Kosovës. Ndihmës Administratorja nuk u takua me Kryeministrin gjatë vizitës së saj”, ka thënë për Gazetën Express një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë./GazetaExpress/