Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka reaguar lidhur me marrëveshjen e arritur mbrëmë në mes Kosovës dhe MCC-së.
Ambasada amerikane ka deklaruar se Kosova dhe SHBA-të nënshkruan dje një marrëveshje të përbashkët me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), në vlerë mbi 236 milionë dollarë.
https://permbledhja.com/rrufeja-godet-aeroplanin-ne-aeroportin-adem-jashari-i-cili-po-bartte-pasagjere-nga-zvicra/
“Urime të gjithë të përfshirëve. Përmes partneritetit tonë, ne presim me padurim ta shohim Kosovën të arrijë zgjidhje moderne, të energjisë së pastër për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës”, thuhet në reagimin e ambasadës.
Ndryshe marrëveshja e nënshkruar mbrëmë në vlerë 236.7 milionë dollarë është parë edhe si investimi më i madh i bërë ndonjëherë në Kosovë, në fushën e energjisë.
https://permbledhja.com/rreth-11-mije-raste-aktive-ministria-e-shendetesise-flet-per-masat-anti-covid/