Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka folur për Bashkimin Evropian, si dhe për një stabilitet në rajon.
Ahmeti tha se për t’u arritur siguria dhe stabiliteti në rajon, duhet të ketë një pajtim shqiptaro-serb.
“Bashkimi Evropian, iniciativa e parë ka qenë për tu sofistikuar qëllimi, janë bashkuar korporatat e qymyr-gurit dhe çelikut, dhe nga korporatat e energjetikës së qymyr-gurit dhe çelikut buroi Bashkimi Evropian që ne sot të gjithë po angazhohemi të jemi pjesë e këtij Bashkimi”, tha Ahmeti.
“Kështu që pa një pajtim shqiptaro-serb është i lënduar stabiliteti dhe siguria jo vetëm në Kosovë dhe në Serbi por edhe më gjerë”, tha ai.
Më tutje Ahmeti theksoi disa hapa se si do të arrihej ky pajtim.
“Duhet përfundimisht që Serbia ta njohë Kosovën si shtet, Kosova duhet ta zë vendin e merituar në të gjitha institucionet ndërkombëtare, në Organizatën e Kombeve të Bashkuar, të mos ketë pengesa, të njihet nga vendet e BE-së”, tha ai për Klanin.