Bordi i RTK-së sot e ka zgjedhur kryesinë e re.
RTK ka njoftuar se shumicë të votave, kryetare e bordit të RTK-së është zgjedhur Albulena Mehmeti, ndërsa nënkryetar Dardan Beqiri.
Bëhet e ditur se kryesia e re ka shprehur përkushtim për avancimin dhe zhvillimin të RTK-së.
“Një nga prioritetet kryesore të kryesisë së re është edhe rritja e kredibilitetit të RTK-së, si dhe vazhdimi i funksionmit të RTK-së në përputhje me rregullativën ligjore dhe standardet më të larta profesionale, duke ofruar informim të saktë, objektiv dhe të shpejtë për qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftimin e RTK-së.