Kryeministri Albin Kurti ka shprehur ngushëllime për vdekjen e skulptorit Luan Mulliqi.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se një artist nuk shuhet sepse vepra e tij jeton.
“Luan Mulliqi ka ndërruar jetë. Si veprat, edhe emri i tij, jehon gjithandej. Pafund janë vendet në të cilat ka ekspozuar e ku veprat e tij janë të koleksionuara, njësoj sikur pafund janë punët që la pas”.
“Një artist me shije të hollë e me dije të gjerë nga sot nuk është më në mesin tonë. Mungesën do t’ia ndjejmë përherë më shumë, por, Luanin do ta shohim në qytet nëpërmjet punës së tij. Artisti nuk shuhet, sepse vepra e tij jeton. Ngushëllime familjes, miqve, kolegëve e studentëve të tij! Ngushëllime të gjithë neve”, ka thënë Kurti.