Aktori Lulzim Rexha diagnostifikohet me një formë të rrallë të kancerit, ai ka nevojë për ndihmën tuaj

Aktori Lulzim Rexha është diagnostifikuar me një formë të rrallë të kancerit, që njihet si “Ewing Sarcoma”. Ballafaqimin me këtë sëmundje dhe trajtimin e saj, Luli po e vazhdon në Gjermani.

Por kostoja e trajtimit i tejkalon mundësitë financiare të familjes. Ndaj, familjarët e tij kërkojnë mbështetjen dhe solidaritetin e njerëzve për të kontribuar për Lulin.

“Lulin të gjithë e njohim si koleg të vyer, punëtor të palodhur e mbi të gjitha shok të buzëqeshur e mbështetës për secilin e secilën në çdo rrethanë. Hajde të bëhemi bashkë të gjithë ne kësaj here për të, që të na kthehet në Kosovë me energjinë pozitive që e karakterizon”, thuhet në platformën GoFoundMe.

Aktori Fatmir Spahiu shkroi në Facebook se po i ndezin motorët për t’i ndihmuar Lulit.

Na me kysmet do ti dhezim motorrat dhe do ti ndihmojmë qe ai ti arrij qëllimet e shërimit, për vete, bashkëshorten, dy fëmijët e mrekullueshëm dhe krejt komunitetin teatror e filmik te Kosovës. Qysh e njoh une qet Lulin, pa ja bo nja dy-tri kvinta smundjes, nuk e len. Forca Lul, jemi me ty. Ju lutem, qe krahas lutjeve te bëni dhe kontributin tuaj financiar”, ka shkruar ai.